Deputeti i PS: Shqipëri ka ndryshuar, politika jo, opozita ndihmoi në fitoren e mandatit të tretë

Shqipëria

Deputeti i PS: Shqipëri ka ndryshuar, politika jo, opozita ndihmoi në fitoren e mandatit të tretë

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 19:08
Petro Koç

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koç këtë të hënë në fjalën e tij ka akuzuar opozitën për pretendimet e pabaza të ngritura. Sipas tij është normale që ato të ankohen në lidhje me procesin e zgjedhjeve pasi dolën humbës.

Koçi ndër të tjera në fjalën e tij është shprehur se PD-ja e ndihmoji mazhorancën të fitojë mandatin e tretë, pasi bëri premtime boshe ndaj qytetarëve.

Ndër të tjera ai është shprehur se politika ndryshe nga  Shqipëria nuk ka ndryshuar aspak.

“Ndryshe nga Shqipëria politika nuk ka ndryshuar shumë. Këtu nuk e kam fjalën këtu që ne kemi një kryetar partie që ka ardh pa mjekët dhe rrugës u bë me mjekër, ndërsa kryetari i opozitës po pa mjekër, por e kam fjalën për qasjet politike.

Qasjet e partive politike në raport me procesin zgjedhor, që këto zgjedhje ishin ndër më të mirat të bëra ndonjëherë. Ra sistemi i Dushkut dhe votat e shumë qytetarëve shkuan për partitë më të mëdha. Është normale që opozita do të kërkojë më shumë për standartet e procesit, ne jemi në variantin oj oj po njëlloj. Ne fituam dhe është merita e qeverisë dhe puna e mazhorancës, por duhet të pranojmë se na keni ndihmuar që të fitojmë mandatin e tretë. Keni premtuar se shqiptarët do të hanin në lugë floriri, kjo bëri që qytetarët të besonin n atë që ofronte mazhoranca.

 Pretendimi i opozitës është se janë vjedhur zgjedhësit dhe jo votat por një gjë e tillë nuk ak si të ndodhë, ju na ndihmuat dhe në gjëra të tjera, ju organizuat bandën që tmerruan me një vrasje në Elbasan, ishit ju që bashkë me presidentit dekretuat shtyrjen e zgjedhjet lokale, që dogjët kutitë e votimit në Shkodër”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat