Rama-Bashës: Mos bëj të fortin këtu, të kam xhan

Shqipëria

Rama-Bashës: Mos bëj të fortin këtu, të kam xhan

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:35
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i bëri të ditur kryedemokratit Lulzim Basha se ky i fundit nuk takon dost as njerëzit e partisë së tij. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama i tha se duhet të matet mirë para se të flasë me të e se duhet të bëhet burrë.

‘Kanti thotë kur dikush të akuzon për një gjë që nuk e ke bërë. Ose e ka bërë vetë, ose ka ndërmend ta bëjë. Zotëria më tha një mundësi për shkak të paaftësisë së tij në raport me shifrat.

Po sikur fondet e vendosura nga BE, të rezultojnë më të larta në shpenzime sepse fondet e qeverisë. Çfarë të bëjmë me këtë çarçaf që u bë këtu? Parafolësit i mbetet ajo që i ka mbetur gjithmonë; humbja. E përgatit me gjuhën dhe veprimet çdo ditë. Mua fondet e BE më pëlqejnë shumë dhe jam mirënjohës. Jam mirënjohës për ata që kanë punuar për këtë projekt. Atë fjalën hajdut gëlltite brenda. Mate mirë kur flet kur nxjerr gjuhën. Bëhu burrë njëherë se të ka ardhur rasti. Nuk ma tregon dot mua ti, sa njerëz kam takuar unë nuk i kanë takuar bashkë gjithë kryeministrat bashkë.

Ti nuk del dot sot të takoshnjerëzit e opartisë tënde. Aman na e kurse këtë të fortin, mos e përsërit më sa të provosh se je në gjendje të rrish pranë 50 demokratëve në të njëjtën kohë, a të keqen vëllai se të kam xhan”, i tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat