Reshjet e shiut me intensitet të lartë, cila është zona e parë që rrezikon të përmbytet

Shqipëria

Reshjet e shiut me intensitet të lartë, cila është zona e parë që rrezikon të përmbytet

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Pas paralajmërimeve se mund të ketë përmbytje prej reshjeve të shiut me intensitet të lartë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë të qartë se janë në gatishmëri të plotë.

Peleshi ka përmendur të gjitha pikat që rrezikohen nga përmbytjet në vend prej reshjeve në 2-3 ditët e ardhshme.

“Në veri është Kaskada e Drinit e cila kur reshjet vazhdojnë gjatë edhe kur ujërat arrijnë vlerën maksimale të liqeneve ato kërcënojnë dhe rrezikojnë përmbytje të mëdha. Në jugperëndim kemi lumi e Vjosës, është një lumë i egër në raste të reshjeve të mëdha rrezikon të dalë nga shtrati.

Sot kemi nivele me rezervë në kaskadën e Drinit , në liqenin e Fierzës është pothuajse 25 metra nën nivelin e pikut, ka rezerva për disa ditë reshje, se çfarë do ndodhë më vonë ne do të jemi në komunikim.

Këto 2 – 3 ditë nuk do të kemi përmbytje të shtuara për shkak të shkarkimeve të detyruara siç ndodh në disa raste. Hyjmë në stinë të vështirë të përmbytjeve, hyjmë me rezervë. Reshje do të ketë edhe në pjesën jugperëndimore në lumin  e Vjosës, në pjesën e Greqisë ku reshjet janë të mëdha për disa ditë rresht, ato rezultojnë me rritje të nivelit te Ura e Mifolit, mund të kemi dalje në rast se do të jetë intensitet i lartë”, tha ministri.

Nga ana tjetër thotë se në zonën veriore kemi zona depresive siç është zona e Obotit e cila me apo pa shkarkim liqenesh është zona e parë që rrezikon përmbytjen vetëm për shkak të reshjeve e jo për shkak të shkarkimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat