Aksion kundër tregjeve informale, policia bashkiake pastron aksin nacional Korçë-Pogradec

Shqipëria

Aksion kundër tregjeve informale, policia bashkiake pastron aksin nacional Korçë-Pogradec

Më: 15 prill 2022 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Policia bashkiake e Korçës ka nisur aksion kundër tregjeve informale në territorin që ajo administron.

Pamjet në video vijnë nga aksi nacional Korçë-Pogradec, në zonën e fshatit Lumalas.

Njeri nga shitësit, i cili sipas tij është i pajisur dhe me numër NIPT-i, thotë se kjo është mënyra e vetme që disa familje fitojnë të ardhura dhe largimi i këtyre tregjeve nuk është i drejtë.

Janë mbi 7 tregje informale në qarkun e Korçës, ku shumica fokusohet në rrugët nacionale e shpesh kthehen edhe në burim aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat