Zgjedhja e Berishës, Meta: Vota duhet respektuar

Shqipëria

Zgjedhja e Berishës, Meta: Vota duhet respektuar

Më: 23 maj 2022 Në ora: 19:27
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka komentuar shkurt zgjedhjen e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike. Ai nga Juniku ka thënë se duhet respektuar vota.

Ai ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke thënë se i përmbush të gjitha standardet për të qenë pjesë e kësaj organizate.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se janë duke punuar që të kenë votat e mjaftueshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Presidenti  i Shqipërisë ka qëndruar në Junik ku ka marrë pjesë në 110-vjetorin e Kuvendit të Junikut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat