​Sulmi kibernetik në Shqipëri, rikthehet sistemi në disa pika kufitare por ende i bllokuar në Durrës e Vlorë

Shqipëria

​Sulmi kibernetik në Shqipëri, rikthehet sistemi në disa pika kufitare por ende i bllokuar në Durrës e Vlorë

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Sistemi TIMS është rikthyer në gjendje pune sot në mëngjes në disa prej pikave kufitare të Shqipërisë, pasi një ditë më parë u bllokua për shkak të një sulmi kibernetik.

Aktualisht në pikën kufitare të Kapshticës po punohet me ritme të ngadalta.

Edhe në pikën kufitare të Kakavijës, sistemi është funksional që prej orës 02:00 të mëngjesit.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare në vendin tonë, në Qafë Thanë, Vlorë dhe Durrës, sistemi vijon të jetë i bllokuar dhe për hyrjet dhe daljet nga vendi po përdoret regjistrimi manual, në letër.

Një ditë më parë, hakerat e sponsorizuar nga Irani kanë vënë në shënjestër sistemin TIMS që shërben për regjistrimin e hyrje daljeve në pikat kufitare.

Menjëherë më pas u ndoq protokolli fikjes të sistemit në mënyrë për mos ti dhënë mundësi avancimi hakerave, në marrjen nën kontroll të këtij sistemi, më i rëndësishmi për policinë shqiptare.

Tentativa për të vënë nën kontroll sistemin TIMS me qëllim final paralizimin e punës të policisë në pikat kufitare shqiptare ndodhi vetëm pak orë pasi Departamenti amerikan i Thesarit shpalli sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë iraniane dhe ministrit të saj, me akuzën ata se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

SHBA akuzoi Iranin për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, ndërsa sanksionet përfshijnë bllokimin e pronave të zyrtarëve dhe ministrive të mbajtura përgjegjëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat