“Kanë hapur kutinë e pandorës”, Karamuço: Ja pse sulmi kibernetik mund të jetë i koordinuar me Rusinë

Shqipëria

“Kanë hapur kutinë e pandorës”, Karamuço: Ja pse sulmi kibernetik mund të jetë i koordinuar me Rusinë

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 08:09
Ervin Karamuço

Karamuço shprehet se qëllimi i hakerave përmes nxjerrjes së informacioneve synojnë përplasje mes grupeve kriminale apo edhe në institucione shtetërore, duke iu referuar këtu publikimit të e-maileve të ish-kryepolicit Gledis Nano.

“Qëllimi i hekerave që unë do ta quaja me të drejtë njësiber terrorizëm është të krijojë frikë, panik, kauzë, destabilizim, përmbysje të qeverive pro perëndimore dhe krijimin e një klime pro ruse, pro iraniane, pro lindore, pro briksit, mos harroni është aleanca e tyre.

Sigurisht duke i nxjerrë informacionet, duke i publikuar ato ata bëjnë dy gjëra, e para targetojnë njerëzit që për vite të tëra ata i kanë ndjekur, i kanë proceduar, i kanë paralajmëruar që të kryejnë veprime, siç ishte rasti i ish-drejtorit Nano që ka qenë dhe drejtori i anti-terrorit dhe nga ana tjeter këto informacione shtojnë mundësitë dhe premisat që midis grupeve të organizuara të rilindin përplasje shumë të ashpër, të rilindin përplasje jo vetëm midis tyre por edhe në institucione shtetërore konkrete, pra kjo na ka hapur kutinë e pandorës”, u shpreh eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Ai thekson në emisionin “Vetting” në ABC se programi i përdorur nga hakerat për të publikuar të dhënat është rus. Në këtë pikë Karamuço thekson se sulmi kibernetik mund të jetë i koordinuar mes shteteve jo mike të Shqipërisë, pra Iranit dhe Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat