Aksident i rëndë në hyrje të Tiranës, humb jetën një person

Shqipëria

Aksident i rëndë në hyrje të Tiranës, humb jetën një person

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të Tiranës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët” pranë Kthesës së Kamzës, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjeri Avni Gjuni që ndodhej në njërën prej tyre.

Ndërsa dy drejtuesit e mjeteve, Murat Dorezi dhe Egzon Murataj janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat