Rama sulmon Boçin nga Elbasani/ “Është personazh komik dhe gënjeshtar si Lulzim Basha”

Shqipëria

Rama sulmon Boçin nga Elbasani/ “Është personazh komik dhe gënjeshtar si Lulzim Basha”

Më: 1 maj 2023 Në ora: 14:17
Edi Rama

Në takimet elektorale në bashkitë e qarkut të Elbasanit i sulmuari nga Edi Rama dhe të tijët ishte Luçiano Boçi.

Kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Elbasan e quajti një gënjeshtar të ngjashëm me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Po ai është simbol.Ai është gjigand.Luluç Boçi. Ai është figura e një komedie të madhe. Më kujton “Zonjën nga qyteti’’, Koçin që e morën për ta bërë dhëndër në atë fshatin e vogël dhe lemerisi gjithë dynjanë? Ky është zotëria ng aqyteti që e filloi fushatën duke firmosur një kontratë. Firmosi një kontratë, kontrata e parë dhe e fundit në historinë e zgjedhjeve në botë, jonë Shqipëri, ku një kandidat firmos me statusin“Kryetari i ri i bashkisë”. Mua më pëlqen se më heq edhe mallin e Lulit, po ky është më lart. Ky është një variant i Lulit, se ky s’fle as gjumë. Ai të paktën flinte gjumë dhe rrente më pak .Ky nuk flegjumë. Ky edhe kur mbyll sytë, rren. Luluç!

Qytetarëve i kërkoi votën për kandidatët socialistë me akuzën se kundërshtarët, kandidatët e Sali Berishës dhe Ilir Metës kërkojnë të vënë në rrezik marrëdhënien e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vijnë jo për të bërë më shumë punë, por për të marrë peng bashkitë ku të munden dhe për t’i kthyer në kështjella të luftës politike me qeverinë, pra për t’i mbyllur rrugën zhvillimit dhe për të filluar nga e para avazin e për t’i harxhuar lekët e taksave tuaja për të financuar autobusë që nisen për Tiranë për të thënë “Rama ik’. Kanë 10 vjet që e thonë. Unë nuk kam ndër mend të iki!

Për bashkitë e Belshit, Cërrikut dhe Librazhdit kryesocialisti Edi Rama tha se ndërtimi i automoto parkut në Elbasan, do të shndërrohet në një motor ekonomik për të gjithë qarkun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat