Spahiu: Ligji i heq të drejtën Sali Berishës të zgjidhet deputet në 2025

Shqipëria

Spahiu: Ligji i heq të drejtën Sali Berishës të zgjidhet deputet në 2025

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 23:54
Sali Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu sqaroi ligjin që i heq të drejtën Sali Berishës të zgjidhet deputet në vitin 2025.

Sipas tij, bëhet fjalë për një ligj të votuar nga Partia Demokratike disa vjet më parë që lidhet me integritetin e zyrtarëve të zgjedhur.

“Berisha rrezikon në dy aspekte proceduriale. Aspekti i parë lidhet me ligjin për dekriminalizimin, votuar nga Partia Demokratike disa vjet më parë dhe i propozuar nga kjo parti, që në lidhje me integritetin e zyrtarëve të zgjedhur, i heq mundësinë në vitin 2025, zotit Berisha të kandidojë për deputet sepse në ligjin për integritetin e zyrtarëve të zgjedhur, nëse ndaj një subjekti është marrë një masë sigurimi, siç është detyrimi për paraqitje, këtij subjekti nuk i lejohet të kandidojë apo të përzgjidhet në çdo organ apo funksion tjetër drejtues.

E dyta, nëse Berisha do të refuzojë detyrimin për paraqitje, në kushtet e parashikuara nga Gjykata, atëherë i lind e drejta organit të akuzës dhe Prokurorisë të kërkojë një masë më të rëndë, që mund të jetë arresti shtëpiak”, shpjegoi Spahiu në euronewsal.

Spahiu shpjegoi ndryshimin mes dosjes penale dhe masës së sigurisë.

Siç tha ai, Parlamenti nuk e ndalon dot procedimin penal për ish-kryeministrin, ama mund të ndalojë masën e sigurimit që është marrë ndaj tij. Këtu ai kujtoi dhe rastin e Saimir Tahirit.

“Për një çështje esenciale, ligjore, kushtetuese, proceduriale, Parlamenti i Shqipërisë nuk jep autorizim për të lejuar procedimin penal apo jo, që do të thotë jep leje vetëm për masën e sigurimit. Që ta kuptojnë më shqip, Parlamenti ka refuzuar Prokurorinë për t’i dhënë masë sigurimi për Saimir Tahirin, por kjo nuk pengoi Prokurorinë që ta hetojë çështjen në gjendje të lirë, ta çojë në gjykatë dhe ta dënojë me burg Saimir Tahirin, që do të thotë edhe sikur të shkonte në Parlament, nëse do të votohej nga Parlamenti refuzimi për detyrimin për paraqitje të Sali Berishës, kjo nuk do ta pengonte SPAK-un që të vazhdonte procedimin penal. Pra, dosja penale është gjë tjetër dhe masa e sigurimit është gjë tjetër” – sqaroi Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat