Berisha: Përshëndes banorët e Himarës për protestat e tyre. I bëj thirrje Komisionit Europian të reagojë për çështjen Beleri

Shqipëria

Berisha: Përshëndes banorët e Himarës për protestat e tyre. I bëj thirrje Komisionit Europian të reagojë për çështjen Beleri

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 20:09
Sali Berisha

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ish kryeminsitri Sali Berisha ka përshëndetur edhe banorët e Himarës për protestat e tyre.

Berisha i ka bërë thirrje edhe Komisionit Europian që të reagojë për çështjen Beleri.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Unë shfrytëzoj këtë rast për të përshëndetur banorët e Himarës, qytetarët e Himarës për protestat e tyre dhe t’i garantoj ata se opozita nuk mposhtet dhe do qëndrojë fuqishëm për respektin ndaj votës së tyre.

I bëj thirrje Komisionit Europian, të ndalet në një moment sepse çështja Beleri është çështje e parimeve universale të të drejtave të njeriut.

Që përballen me interesat e një mafiozi. Me interesat e Edi Ramës, pasurimit të tij dhe klanit të tij mafioz me brigjet e Himarës.

Prezumimi i pafajësisë, e drejta e shtetasve pavarësisht nga besimi fetar, pavarësisht nga raca, pavarësisht nga etnia, për t’u zgjedhur në vendin e tyre është një e drejtë universale që nuk mund të shkelmohet në asnjë vend që pretendon të ecë drejt Bashkimit Europian.

Ndaj dhe ta mbyll, duke i thënë Edi Ramës, Erion Veliajt, mos t’u qeshë buza, se çfarë do të ndodhë, hajdutët më të mëdhenj të Shqipërisë jeni dhe do mbeteni.

Mos t’u qeshë buza se me ju,, populli shqiptar ka hesape të mëdha.

Mos t’u qeshë buza se ju keni vetëm një fat, fatin që kanë hajdutët.

Keni vetëm një të ardhme, të ardhmen që kanë hajdutët.

Rrofshi ju, rroftë opozita shqiptare.

Më 20 shkurt, të gjithë në Tiranë, ditën e fitores, ditën e triumfit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat