Qarkullonte me një armë zjarri me vete, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Qarkullonte me një armë zjarri me vete, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Më: 3 prill 2024 Në ora: 09:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 38-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar me një armë zjarri.

Policia ka lokalizuar dhe ndaluar automjetin me të cilin udhëtonte 38-vjeçari F.T dhe gjatë kontrollit, në çantën e dorës i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak.

Të  cilat u sekuestruan në cilësinë e provës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat