Policia nuk kursen as ambasadorët, gjoba për parkim të gabuar

Shqipëria

Policia nuk kursen as ambasadorët, gjoba për parkim të gabuar

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 14:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shkelësh rregullat e qarkullimit rrugor është e ndëshkueshme edhe nëse je me statusin e diplomatit.

Policia e Tiranës ka gjetur në shkelje dy automjete me targa diplomatike të parkuara në kundërshtim me Kodin Rrugor në zonën pranë Ambasadës Italiane.

Bëhet fjalë për dy mjete, njëra makinë me të cilën udhëton ambasadori çek dhe një tjetër me të cilën udhëton ambasadori sllovak, që të dyja të parkuara pas njëra-tjetrës në një zonë ku ndalohet parkimi.

Ndaj dy mjeteve është marrë masa e gjobës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat