Ina Rama zyrtarisht jashtë garës për në Gjykatën e Strasburgut, ja lista me kandidatët

Shqipëria

Ina Rama zyrtarisht jashtë garës për në Gjykatën e Strasburgut, ja lista me kandidatët

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 13:57
Ina Rama

Ina Rama, ish-kryeprokurorja, nuk është në listën e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Strasburgut.

Ora News shkruan se në garë janë Gent Ibrahimi, Sokol Berberi, Aleksandër Musja, Asllan Karaj, Aurela Anastsi, Elira Kokona, Ermal Frashëri, Marjana Selimi Tutulani, Markeljan Koça, Oriona Muçollari dhe Suela Mëneri.

Më 1 nëntor 2016 qeveria shqiptare rihapi aplikimin për kandidaturën për gjyqtar të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ndërsa në shtator Gent Ibrahimi, Sokol Berberi, Ina Rama, u skualifikuan nga Këshilli i Evropës, si kandidatë për gjykatës në Gjykatën Europiane. Burimet i thanë Ora Neës, se emrat nuk ishin hedhur në votim, ndërsa skualifikimi ishte bërë nga  Komisioni i Seleksionimit pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës dhe arsyet zyrtare lidhen me procedurën e përzgjedhjes dhe shkeljen e afateve të dorëzimit të emrave të kandidatëve shqiptarë.

Mandati i gjyqtarit është për një afat prej 9 vjetësh dhe mbaron pas përfundimit të këtij afati ose kur ai/ajo arrin moshën 70 vjeç.

Kandidatët nëse zgjidhen, duhet të jenë në gjendje të mbajnë këtë detyrë për të paktën sa gjysmën e mandatit 9-vjeçar, para se të arrijnë moshën 70 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat