Llalla, Zaganjori, Dedja dhe KLD i dorëzojnë Metës listën me 52 kandidatë, të premten shorti për KED

Shqipëria

Llalla, Zaganjori, Dedja dhe KLD i dorëzojnë Metës listën me 52 kandidatë, të premten shorti për KED

Më: 25 janar 2017 Në ora: 13:16
Kreu i Kuvendit Ilir Meta

Të premten në orën 10:00 do të mbahet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Kreu i Kuvendit Ilir Meta njoftoi gjatë ditës së djeshme hedhjen e shortit në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Kuvendit të Shqipërisë i janë përcjellë listat me kandidatë nga institucionet përkatëse, dhe mes tyre do të zgjidhen anëtarët përmes një shorti të hapur dhe transparent.

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i ka dërguar Kuvendit listën me kandidatët që sipas tij përmbushin të gjitha kriteret për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në drejtësi, institucion i ri ky që krijohet me sistemin e ri të drejtësisë në vend. Këta kandidatët do të kalojnë në procesin e Vettingut. Rovena Gashi, Gentian Trenova dhe Fatmir Memçjan janë tre emrat e përzgjedhur nga kryeprokurori.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese, e drejtuar nga Bashkim Dedja ka përpiluar listën me tetë kandidatë, ku bie në sy edhe emri i vet kryetarit. Kandidatët janë: Bashkim Dedja, Vladimir Kristo, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha , Gani Dizdari , Fatos Lulo  dhe Besnik Imeraj

Edhe Gjykata e Lartë e drejtuar nga Xhezair Zaganjori ka përzgjedhur 13 kandidatët që do të bëhen pjesë e shortit.  Ata janë: Arjana Fullani, Andi celiku, Aleksander Muskaj, Guxim Zenelaj, Edmond Islamaj, Mirela Fana, Medi Bici, Shkelzen Selimi, Artan Zeneli, Admir Thanza, Tom Ndreca, Artan Broci, Ardian Dvorani

Ndërkohë Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dhënë listën me gjyqtar të Apelit, dhe të të giykatës administrative të shkallës së parë, një listë e gjatë me 28 emra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat