Rama: Do të kemi një ditë shumë të bukur

Shqipëria

Rama: Do të kemi një ditë shumë të bukur

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 12:30
Edi Rama

Shkolla në fshatin Surrel ishte sot vendi ku u mblodhën banoret e këtij fshati. Atë po presin komshiun e tyre kryeministrin, Edi Rama që të votojë e me pas të votojnë edhe ata.

I veshur në rroba sportive, Rama erdhi në qendër të votimit i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Lindita Rama.

Por kryeministri me të hyrë në klasën ku duhej të votonte edhe pse gjeti emrin në liste harroi ta marër fletëvotimin. Atë e mori tek pasi komisionarët e kthyen prapa për t'ia dhënë.

Pas votimit kryeministri Rama në oborr të shkollës përshëndeti dorë me dorë banoret të cilët e priten atë me duartrokitje.

“Iu urojë të gjitha motrave dhe vëllezërve të fesë islame, gëzuar bajramin dhe coftë një ditë e bukur kjo për Shqipërinë, unë jam shumë besimplotë që do të kemi një ditë shumë të bukur “, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat