21 vjeçari i penduar për vrasjen e të atit: E di që nëna s’do më falë, por nuk e kthej dot më pas, amanet motrat

Shqipëria

21 vjeçari i penduar për vrasjen e të atit: E di që nëna s’do më falë, por nuk e kthej dot më pas, amanet motrat

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 09:35
Ai u arrestua pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në shtëpinë e tyre në Bathore në 24 korrik

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot masën e sigurisë, “arrest me burg” ndaj 21-vjeçarit Mirald Metallari, i cili vrau me armë zjarri babain e tij dhe plagosi të ëmën.

 Ai u arrestua pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në shtëpinë e tyre në Bathore në 24 korrik

 “I mora jetën babait, shkatërrova familjen, i mora shtyllën familjes”, mësohet të ketë thënë thëne ai nga kafazi i hekurt teksa ka shfaqur pendesë të plotë për krimin e rëndë.

Mbi të rëndon akuza e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare (me viktimë babain e tij); “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, me të dëmtuar nënën e tij, si edhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

“E di që nena nuk do të më falë, por i kërkoj të bëhet e fortë dhe te kujdeset për motrat. Jam penduar për krimin që bëra, por tani nuk e kthej dot më pas”- ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat