Edi Rama tjetër projekt për të shembur, ja zona e veçantë që preket

Shqipëria

Edi Rama tjetër projekt për të shembur, ja zona e veçantë që preket

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 14:20
Ilustrim

Me dhjetra lokale dhe restorante në rrugën e Shirokës rrezikojnë që të shemben totalisht.

Ditët e fundit bashkia Shkodër ka bërë një dëgjesë publike në lidhje me projektin për rikualifikimin e zonës së Shirokës në liqenin e Shkodrës. Në këtë mënyrë lokalet dhe restorantet diskutohet që të shemben. Kryeministri Rama mësohet se ka mundësuar studion për të bërë projektin dhe fondet për studion i ka mbuluar qeveria. Studioja spanjolle i ka paraqitur bashkisë Shkodër tre projekte. Dy prej tyre nuk parashikojnë prishje ndërtimesh të lokaleve dhe restoranteve ndërsa një projekt parashikon prishje ndërtimesh. Në dëgjesën publike të bashkisë Shkodër ku morën pjesë edhe disa prej pronarëve të restoranteve bashkia Shkodër paraqiti pikërisht projektin që parashikon prishjen e ndërtimeve dhe jo dy të tjerët, raporton Shkodra News.

Kryebashkiakja Voltana Ademi është shprehur përpara pronarëve duke thënë se është kryeministri ai që kërkon të prish ndërtimet në një kohë që qeveria ka mundësuar vetëm studion spanjolle e cila ka paraqitur tre projekte. Në rast se bashkia vendos zbatimin e projekteve me prishje ndërtimesh atëherë prefektura e qarkut Shkodër me shumë gjasa nuk do t'i japë ligjshmërinë dhe kjo e kthen mbrapsht projektin. 

Fillimisht duhet firma e prefekturës dhe më pas projekti dërgohet në këshillin e ministrave për miratimin përfundimtar por në rast se prefektura nuk e firmos atëherë e gjitha dështon. Në këtë mënyrë bashkia duhet të zgjedhë një prej projekteve që nuk parashikon prishje ndërtimesh ose në të kundërt ky projekt i rëndësishëm për rikualifikimin e liqenit të Shkodrës nuk realizohet dhe kjo është humbje e madhe për atë zonë turistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat