Kokëdhima: Veliaj po krijon monopolin e aboneve të transportit urban

Shqipëria

Kokëdhima: Veliaj po krijon monopolin e aboneve të transportit urban

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 13:55
Koço Kokëdhima

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, partia Zgjidhja e Koço Kokëdhimës shprehet se Bashkia e Tiranës është vënë në shërbim të klientëve të saj, duke përjashtuar nga gara e ndershme dhe lënë pa bukën e gojës bizneset e vogla në Tiranë.

Sipas tij pronarët e kioskave që prej vitesh operojnë në kryeqytet, duke tregtuar, mes të tjerash, edhe abonetë e transportit urban, prej disa kohësh janë privuar, me një urdhër të Erjon Veliajt, i cili ka vendosur që këto t’i tregtojnë vetëm kioskat e reja të licensuara prej tij.

“Disa pronarë kioskash denoncuan pranë partisë ZGJIDHJA, se vendimi i Veliajt është marrë për të rritur fitimet e biznesit të mbi 60 kioskave të klientëve të tij, duke hequr tregtimin e aboneve nga të gjithë të tjerët, për ta monopolizuar në një dorë të vetme.

Pas vendimit për të mos i legalizuar kioskat që operojnë prej vitesh në Tiranë, tregtarët e vegjël thonë se kjo është lëvizja e radhës që i falimenton, për t’i hapur rrugë monopolit të Veliajt. Ata thanë se do të rikthehen sërish në protesta.

ZGJIDHJA paralajmëron bashkinë e Tiranës që të heqë dorë nga këto praktika shkatërrimtare dhe kundër lirisë së tregut, tipike klienteliste dhe të lërë të qetë tregtarët e vegjël taksapagues prej vitesh, që të ushqejnë me bukë familjet e tyre.

ZGJZIDHJA garanton se do të jetë në krye të protestës së qytetarëve të ndershëm kundër këtij pushteti të korruptuar deri në palcë që çdo gjë e bën për klientët e vet në biznes”, thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat