Rama: Heshtja e Aleancës së Grave Deputete përballë skandalit të Fushë-Krujës është një turp!

Shqipëria

Rama: Heshtja e Aleancës së Grave Deputete përballë skandalit të Fushë-Krujës është një turp!

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 21:49
Luan Rama

Zëvendëskryetari i Lëvizjes socialiste për Integrim, e ka cilësuar turp heshtjen e Aleancës së Grave Deputete, përballë ngjarjes së rëndë ku një vajzë jetimi u dhunua dhe u përdhunua nga djali i deputetit Rrahman Rrahja.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se Aleanca e Grave Deputete duhet të ishin mbledhur dhe reaguar menjëherë përballë këtij skandali, por ato kanë preferuar të heshtin.

Ja çfarë shkruan Rama:

Një vajzë e dhunuar dhe Aleanca e Grave Deputete, si shëmti e Kuvendit ku edhe unë jam deputet!

Në Kuvendin e Shqipërisë ekziston edhe një forum; Aleanca e Grave Deputete.

Do të duhej të ishte mbledhur menjëherë sapo u mësua se Xhisiela Maloku është dhunuar, por nuk është mbledhur!

Do të duhej që të mblidhej e të tundte Kuvendin e Qeverinë, gjykatat e prokurorinë, po nuk e ka bërë!

Do të duhej t’i gjendej në krah e ta merrte në mbrojtje Xhisielën e dhunuar, por e ka lënë atë të braktisur e të vetme përballë opinionit e pushtetit!

Do të duhej të iniconte një aksion qytetar në të gjithë vendin kundër dhunës e barbarisë ndaj grave, por Aleanca e Grave Deputete hesht si shëmtia e Kuvendit ku edhe unë jam deputet!

Sa turp!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat