Ambasadori i BE në Shqipëri flet për ngjarjen e Bularatit

Shqipëria

Ambasadori i BE në Shqipëri flet për ngjarjen e Bularatit

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 16:45
Luigi Soreca

Gjatë një aktiviteti në Fier, ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka folur për ngjarjen në Bularat si dhe për emërimin e ministrit të ri të Brendshëm Sandër Lleshi duke zëvendësuar Fatmir Xhafajn.

Luigi Soreca tha se Shqipëria duhet të mbrojë komunitetet minoritare dhe të gjendet një marrëveshje mes dy vendeve për zgjedhjen e çështjeve të mbetura pezull duke përfshirë edhe çështjen e detit.

“Shqipëria dhe Greqia të gjejnë një marrëveshje për zgjidhjen e çështjeve dhe për rrugëtimin drejt BE-së. Ministria e Brendshme ka ndërmarrë operacione të rëndësishme. Vlerësimi ynë për ministrin e ri është i qartë. Ministri i ardhshëm të vijojë luftën kundër krimit”- tha ambasadori i BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat