Kryetari i Federatës së Skitarisë: Nuk ka siguri për skijim - Bota Sot
Kryetari i Federatës së Skitarisë: Nuk ka siguri për skijim

Skijim

Kryetari i Federatës së Skitarisë: Nuk ka siguri për skijim

Më: 26 janar 2019 Në ora: 20:57
Kryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi

Pas humbjes së jetës së zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, sot në Qendrën e skijimit në Brezovicë, është vlerësuar se përveç rrugëve të rrezikshme për të shkuar në qendër, rrëzik të përhershëm përbëjnë orteqet.

Kryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi u tregua mjaft i ashpër me organet komunale për mospastrimin e borës dhe menaxhimin e Qendrës së Skijimit në Brezovicë.

Kelmendi: Pistat duhet të jenë të shtypura

“Rruga është e tmerrshme, është në një formë e pastruar, në atë formë në të cilën dy makina nuk mund të kalojnë, aty është rreziku i parë. Rreziku i dytë është duke ardhur rrugës, është orteku që çdo vit bie. Do të thotë bie me qindra tonelata borë, tash kush e ka fatin nesër apo pasnesër, apo kurdo që lëshohet ajo, unë nuk e di dhe ai është rreziku i dytë. Edhe në pistat e skijimit nuk ka ndonjë rrezik, por duhet të jenë të shtypura ashtu siç kemi kërkuar nga qendra e skijimit, jo vetëm nga kjo, por nga të gjitha qendrat e skijimit në Kosovë. Ne si Federatë e Skijimit e kemi parë se nuk ka siguri për sikijim deri sa nuk zgjohen së pari orteqet që janë prezent”, u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...