Ka ndërruar jetë skiatori i njohur finlandez, Matti Nikenen - Bota Sot
Ka ndërruar jetë skiatori i njohur finlandez, Matti Nikenen

Skijim

Ka ndërruar jetë skiatori i njohur finlandez, Matti Nikenen

Nga: F.B. Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 11:51
Matti Nikenen

Kërcyesi  legjendar i kërcimeve me ski finlandezi Matti Nikenen ka vdekur sot në moshën 56 vjeçare kanë njoftuar burime nga ky vend nordik.

Fituesi i katërfishtë olimpik dhe kampioni i pesëfishtë botëror në kërcime me ski Nikenen ishte një ndër skiatorët më të suksesshëm në këtë sport në arenën botërore.

Do të mbetet në analet e sportit i njohur që për vite ka dominuar në të gjitha garat e zhvilluara në kërcim me ski, duke nisur nga Lojërat Olimpike në Sarajevë në vitin 1984, sikurse edhe në garat e “Katër kërcim-oreve” një ndër garat kryesore pas lojërave olimpike dhe Kampionatit Botëror”.

Në karrierën e gjatë dhe të suksesshme përveç titujve të panumërt në Finlandë, ai ka edhe 46 fitore në garat ndërkombëtare dhe 76 herë ka qenë në podium të fituesve

Por pas kësaj karriere brilante ai ka pasur problem me alkoolin dhe shkeljen e vazhdueshme të ligjit në vendin e tij, duke kaluar një kohë edhe në burg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...