Stuhec e artë,  Suter e argjendtë dhe Vonn e bronztë! - Bota Sot
Stuhec e artë,  Suter e argjendtë dhe Vonn e bronztë!

Skijim

Stuhec e artë,  Suter e argjendtë dhe Vonn e bronztë!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 15:20
Suter, Stuhec e Vonn

Skiatorja sllovene, Ilka Stuhec, e mbrojti suksesin e para dy viteve në lëshim që kishte arritur në St. Moritz të Zvicrës. Stuhec zuri vendin e parë në lëshim në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Are të Suedisë. Ajo doli e para me kohë të kaluar për 1:01.74 minuta, duke u stolis me medalje të artë, e dyta në karrierën e saj, të parën e fitoi po në këtë disiplina dy vite me parë.

Image

Suter

Ajo ka pasur kohën me të mirë për 23 qindtat se zvicerania Corinne Suter. Zvicerania fiton medaljen e argjendtë, kjo është medalja e dytë në karrierën e saj, pasi ditë me parë fitoi edhe të bronztën në supersllallom të madh. Skiatorja amerikane Lindsey Vonn tregoi formë të mirë dhe renditet në vend të tretë me kohë më të dobët për 49 qindtat se Stuhec.

Image

Stuhec

Vonn fiton medaljen e bronztë. Vonn kishte fituar medaljen e argjendtë në vitin 2007 në disiplinën e lëshimit dhe të supersllallomit të madh, pastaj dy të arta në vitin 2009 në lëshim e supersllallom të madh. Ndërkaq, në vitin 2011 në Garmich ishte stolis me të argjendtën në lëshim,  kurse në vitin 2005 në Beaver Creek ka qenë e bronztë në supersllallom të madh, ndërsa në St. Moritz e bronztë në lëshim dhe e bronztë në lëshim në vitin 2019.

Rezultatet

1. Ilka Stuhec (Sllovenia)      1:01.74

2. Corinne Suter (Zvicra)       +0.23

3. Lindsey Vonn (SHBA)        +0.49

4. Stephanie Venier (Austria)         +0.53

5. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         +0.59

6. Nicol Delago (Italia) +0.62

7. Ramona Siebenhofer (Austria)   +0.64

8. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.78

9. Nicole Schmidhofer (Austria)     +0.81

9. Tamara Tippler (Austria)   +0.81

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...