Shkëlqen skiatorja amerikane, +18 qindtat para italianes  - Bota Sot
Shkëlqen skiatorja amerikane, +18 qindtat para italianes 

Skijim

Shkëlqen skiatorja amerikane, +18 qindtat para italianes 

Më: 24 janar 2020 Në ora: 18:49
Shiffrin, foto EPA

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, në stilin e kampiones së botës, ngadhënjeu në disiplinën e lëshimit, e cila u zhvillua në Bansko të Bullgarisë. Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:29.79 minuta, me kohë më të shpejt për 18 qindtat se skiatorja italiane Federica Brignone.  

Joana Haehlen nga Zvicra arriti në podium përkatësisht në pozitën e 3-të, me 23 qindtat me pak se Shiffrin dhe me kohë më të mirë për 9 qindtat se italianja Elena Curtoni.  

Në disiplinën e lëshimit Suter kryeson me 243 pikë, e pasuar nga Shiffrin 206, Ledecka 193 pikë etj.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prinë me 1.075 pikë, e përcjellur nga Brignone 795, Vlhova 766, Holdener 493, Bassino 460, Gisin 405, Rebensburg 387 pikë etj. 

Femrat 
1. Mikaela Shiffrin (SHBA)    1:29.79
2. Federica Brignone (Italia)    +0.18
3. Joana Haehlen (Zvicra)    +0.23
4. Elena Curtoni (Italia)    +0.32
5. Marta Bassino (Italia)    +0.36
6. Petra Vlhova (Sllovakia)    +1,03 
 7. Romane Miradoli (Franca)    +1,41 
 8. Kira Weidle (Gjermania)    +1,61 
 9. Ramona Siebenhofer (Austria)    +1,70 
10. Breezy Johnson (SHBA)    +1,77

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat