Skiatori nga Kroacia, Filip Zubçiç ka lënë të gjithë pa fjalë në Qendrën e Skive në Niigata Yuzawa Naeba të Japonisë.
Zubçiç zuri vendin e parë në sllallomin e madh dhe me kohë të kaluar për 2:37.25 minuta apo me kohën më të mirë për 74 qindtat se zvicerani Marco Odermatt.
Në pozitën e tretë renditet amerikani Tommy Ford dhe me kohën më të dobët për një sekondë e 7 qindtat se vendi i parë.
Në renditjen e sllallomit Kranjec prinë me 344 pikë, pasojnë Kristoffersen 334, Pinturault 288 pikë etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme Kilde udhëheq me 1022 pikë, pasojnë Kristoffersen 948 e Pinturault 898 pikë.
Rezultatet
1. Filip Zubçiç (Kroacia) 2:37.25
2. Marco Odermatt (Zvicra) +0.74
3. Tommy Ford (SHBA) +1.07
4.Leif Kristian Nestvold-Haugen (Norvegjia) +1.13
5. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +1.14
6. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +1.15
7. Victor Muffat-Jeandet (Franca) +1.16
8. Thibaut Favrot (Franca) +1.24
9. Zan Kranjec (Sllovenia) +1.31
10. Luca de Aliprandini (Italia) +1.42