Brignone më e mira në superkombinim

Skijim

Brignone më e mira në superkombinim

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 18:02
Federica Brignone

Skiatorja italiane, Federica Brignone, shënoi fitore në Kupën e Botës në disiplinën e superkombinimit, që u mbajt në Crans Montana të Zvicrës. Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:56.09 minuta ose qe më e shpejtë për një sekondë e një qindtën se skiatorja sllovene Ilka Stuhec. Në vend të tretë renditet Michaela Kirchgasser nga Austria me kohë më të dobët për pesë qindtat se pozita e dytë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Mikaela Shiffrin udhëheq me 1203 pikë, duke lënë pas zviceranen Lara Gut (1023) e sllovenen Stuhec (865), kurse në renditjen e përgjithshme të superkombinimit Stuhec kryeson me 180 pikë, 40 më shumë se Brignone.

Rezultatet

1. Federica Brignone (Italia)   1:56.09

2. Ilka Stuhec (Sllovenia)      1.01

3. Michaela Kirchgasser (Austria)  1.16

4. Wendy Holdener (Zvicra) 1.48

5. Marusa Ferk (Sllovenia)    1.93

6. Marie-Michèle Gagnon (Kanada)        2.06

7. Stephanie Brunner (Austria)      2.17

8. Lena Dürr (Gjermania)      2.18

9. Elena Curtoni (Italia)         2.22

10. Federica Sosio (Italia)     2.36

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat