Kelmendi: Kosova e shkroi historinë me Albin Tahirin

Skijim

Kelmendi: Kosova e shkroi historinë me Albin Tahirin

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 18:50
Kelmendi: Kosova e shkroi historinë me Albin Tahirin

 

Kryetari i Federatës Skitare të Kosovës (FSK), Milaim Kelmendi, ndodhet në PyeongChang të Koresë së Jugut, për të përkrahur skitarin e tyre, Albin Tahiri, i cili po e përfaqëson Kosovën në Lojërat e 23-ta Olimpike Dimërore, të parat për Kosovën.

Kelmendi, që është edhe nënpresident i katërt i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka thënë se për FSK-n, pjesëmarrja në LOD është historike dhe federata që drejton ai, KOK-u dhe Kosova e filluan historinë me Albin Tahirin.

Ai thotë se FSK bashkërisht me KOK-un, janë munduar të kenë të paktën dy sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.
“Jemi munduar dhe kemi punuar që ta kemi së paku edhe një garues, për çka kemi kërkuar dhe kemi marrë përkrahje nga KOK-u edhe për dy garues tjerë, por skitares Fiona Blaka nuk i priu fati dhe tani historinë po e shkruajmë me garuesin më të mirë që ka Kosova, Albin Tahirin”, thotë Kelmendi për “noc-kosova”.
Kryetari i FSK-së, Milaim Kelmendi, është optimist se në Olimpiadën tjetër Pekin 2022, do të kemi së paku edhe katër garues tjerë me normë olimpike, të cilët do ta përfaqësojnë sa më mirë dhe sa më dinjitetshëm Kosovën. “Kemi potencial edhe tek të tjerët si: Faton Shurrdhaj, Arbi Pupovci, Lyra Hoxha dhe Adea Kollçaku”.
Sa i përket Albin Tahirit, i cili do të përfaqësojë Kosovën në pesë disiplina të skijimit alpin, Kelmendi shtoi: “Pres që Albini të jetë diku tek vendi i 40-të, sepse me Albinin kemi pasur edhe një përvojë në Kampionatin Botëror të St. Moritzit, ku ka dalë i 47-ti. Këtu janë garuesit e njëjtë dhe besoj se do të zë në vendin 35-40, ku do të ishim të kënaqur, sepse aq kam parë kapacitet tek ai. Albini ka stërvitur tërë sezonin, duke marrë pjesë në garat e FIS-it, në të cilat e kemi përkrahur si ne si federatë, ashtu edhe KOK-u”, deklaroi i pari i skitarisë.
Albin Tahiri pritet të garojë nesër në kombinim alpik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat