Bach: KOK është shumë i lumtur që e ka Kosovën për herë të parë në Lojërat Olimpike

Skijim

Bach: KOK është shumë i lumtur që e ka Kosovën për herë të parë në Lojërat Olimpike

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 13:57
Hasani e Bach

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Dr. Thomas Bach, ka takuar të premten në PyeongChang të Koresë së Jugut, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidentin Besim Hasani dhe sekretarin e përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj.

Presidenti Bach e ka uruar presidentin Hasani dhe sekretarin Haxhijaj për pjesëmarrjen e parë në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

“Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është shumë i lumtur që e ka Kosovën për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe i uroj sportistit të Kosovës gjithë të mirat në paraqitjet e tij dhe përvojë shumë të mirë”, ka deklaruar Bach pas takimit.

Presidenti Hasani pati kënaqësinë që edhe një herë të takojë mikun e tij dhe njeriun që luajti rol të madh në anëtarësimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Dr. Thomas Bach.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat