Albin Tahiri i 56-ti në sllallom të madh

Skijim

Albin Tahiri i 56-ti në sllallom të madh

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 08:48
Albin Tahiri

 Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Skitari ynë doli i 56-ti nga 110 garues. Albini pati kohën 2:37.47 sekonda pas dy lëshimeve. Në lëshimin e parë ishte i 65-ti me kohë 1:19.49 sekonda.

Gara e fundit për Albinin në LOD PyeongChang 2018 do të jetë sllallomi.

Medaljen e artë e fitoi austriaku Marcel Hirscher (2:18.04 sekonda). I dyti ishte Henrik Kristofferssen i Norvegjisë (2:19.31), kurse e bronzta shkoi për francezin Alexis Pintorault (2:19.35)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat