Skiatorja franceze Tessa Worley triumfoi në disiplinën e sllallomit të madh në hapje të edicionit të ri të Kupës së Botës. Worley bëri paraqitje shumë të mirë, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:00,51 minuta, në garën që u zhvillua në Qendrën e Skive në Soelden të Austrisë. Francezja ka qenë më e shpejt për 35 qindtat se skiatorja italiane Federica Brignone e cila renditet në pozitën e dytë.
Brignone në rrëshqitjen e parë ka qenë më e mirë, por në rrëshqitjen e dytë nuk i shkoi sipas planit. Në podium u ngjit edhe amerikania Mikaela Shiffrin por me kohë më të dobët për 94 qindtat se pozita e parë dhe për pesë të qindtat ka qenë më e mirë se vendi i katërt Victoria Rebensburg nga Gjermania. Worley fitoi 100 pikë e para, e ndjekur nga Brignone 80, Shiffrin 60, Rebensburg 50 pikë etj.
Rezultatet
1. Tessa Worley (Franca) 2:00.51
2. Federica Brignone (Italia) +0,35
3. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0.94
4. Victoria Rebensburg (Gjermania) +0.99
5. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +1.93
5. Stephanie Brunner (Austria) +1,93
7. Wendy Holdener (Zvicra) +2,31
8. Kristin Lysdahl (Norvegjia) +2,47
9. Louise Stjernesund (Norvegjia) +3,04
10. Kristine Haugen (Norvegjia) +3,11