Mbretëresha amerikane

Skijim

Mbretëresha amerikane

Nga: K. G. Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 13:52
Mikaela Shiffrin, Reuters

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin ngadhënjeu në disiplinën e  sllallomit në Kupën e Botës, që u zhvillua në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Skiatorja amerikane zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:43,25 minutë, me kohë me të shpejt për 57 qindtat se sllovakja Petra Vlhova.

Shiffrin apo mbretëresha e skive, ka shënuar 45 fitore në karrierën e tij. Frida Hansdotter nga Suedia renditet në vend të tretë me kohë më të dobët për 1 sekondë e tetë qindtat se vendi i parë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prinë me 310 pikë, e përcjell nga Vlhove (196) e Brignone (180).

Rezultatet  

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:43,25

2. Petra Vlhova (Sllovakia)   +00,57

3. Frida Hansdotter (Suedia) +01,08

4. Bernadette Schild (Austria)        +01,41

5. Michelle Gisin (Zvicra)      +01,93

6. Wendy Holdener (Zvicra) +02,37

7. Anna Swenn-Larsson (Suedia)   +02,44

8. Katharina Gallhuber (Austria)    +02,94

9. Katharina Truppe (Austria)         +03,32

10. Lena Dürr (Gjermania)    +04,06

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat