Pse na duhen ligjet?

Sociale

Pse na duhen ligjet?

Nga: Lekë Imeraj Më: 1 janar 2023 Në ora: 23:02
Lekë Imeraj

Ishte ora e parë e leksionit me studentët e drejtësisë. Profesori u fut në sallën e leksioneve dhe i hodhi një shikim kërkues sallës së mbushur me studentë. Nga ai numër i madh studentësh, dukej siku po kërkonte një njeri të veçantë. E përqendroi shikimin te një studente. „Ju atje, në radhën e tetë. Ju lutem, a mund të më tregoni emrin tuaj?“, e pyeti ai studenten. Studentja u ngrit në këmbë dhe u përgjigj: „Unë quhem Sandra.“ Profesori, i nervozuar i tha: „Sandra, ju lutem braktiseni menjihërë sallën e leksioneve. Nuk dua t’ju shoh në leksionin tim!“ Salla ngriu, dukej sikur të gjithë studentët ndërprenë frymëmarrjen.

Studenjta mbeti e hutuar. „Shpejt, ju lutem!“ bërtiti profesori, me ton të lartë. Ajo, pa guxuar të thoshte asnjë fjalë, i mblodhi gjërat e veta, i futi në çantë dhe iu drejtua derës. Profesori i hodhi një shikim të rreptë sallës. Studentët u frkësuan. „Pse na duhen ligjet?“, pyeti profesori përballë tyre. Askush nuk e hapi gojën. Të gjithë shikonin njëri-tjetrin. „Po ju pyes juve, juristët e ardhshëm, pse na duhen ligjet?“ përseriti profesori me ton të lartë. „Për të rregulluar marrëdhëniet socale“, foli dikush, andej nga mesi i sallës. „Për të mbrojtur të drejtat e individit“, tha dikush tjetër. „Që gjithkush t’i besojë shtetit“, shtoi dikush tjetër. Profesori tregohej shumë i pakënaqur nga përgjigjet e studentëve. „Për të vendosur drejtësi“, tha një student tjetër. Profesori qeshi. „Faleminderit zotëri!… Ashtu është. Tani më thoni, e ndëshkova unë padrejtësisht kolegen tuaj, para pak minutash? Unë gabova por, pse nuk protestoi askush nga ju? Pse nuk guxoi askush nga ju që të më ndalonte mua në ndëshkimin e padrejtë që i dhash koleges tuaj? Pse nuk guxuat ta ndalonit këtë padrejtësi?“, pyeti profesori.

Heshtje e madhe, asnjë përgjigje. „Këtë që mësuat sot, nga veprimi i im i padrejtë me kolegen tuaj, nëse nuk do t’a kishit përjetuar, nuk do ta kishit mësuar në njëmijë leksione. Ju nuk reaguat se nuk u prekën interesat tuaja. Një qendrim i tillë është kundër jush, kundër jetës. Ju mendoni se, për aq kohë sa nuk prekin intersat tuaja individuale padrejtësitë ndaj të tjerëve, nuk është puna e juaj.

Mbajeni mend mirë këtë që po ju them:

Nëse ju nuk reagoni ndaj padrejtësive sot, pavarësisht se kush është viktima, një ditë do të jeni ju viktima të padrejtësisë, dhe askush nuk do t’u gjendet pranë. Drejtësia nuk është punë individësh, është e jona, e të gjithëve bashkë. Ne, të gjithë bashkë duhet të luftojmë për ta mbrojtur të drejtën. Në familje, në punë dhe kudo, duhet të jemi me fytyrë nga njëri-tjetri, jo me kurriz. Ne e ngushëllojmë veten kur problemet e të tjerëve nuk janë problemet tona. Ne shkojmë të kënaqur në shtëpi, kur e pësojnë të tjerët dhe ne nuk prekemi.

Ky është principi më i gabuar në drejtësi dhe në jetën sociale. Drejtësia mbrohet vetëm nga të gjithë bashkë, secili nga ne duhet t’i gjendet cilitdo, në rastet e padrejtësisë. Çdo ditë ndodhin disa padrejtësi ndaj njerëzve, në familje, punë mjedis dhe kudo ku ka njerëz. Të mendosh se kjo nuk është puna e ime, dhe dikush tjetër paguhet për rregullin, nuk mjafton. Eshtë detyra jonë të jemi për tjetrin aty, edhe nëse nuk e njohim. Eshtë detyra jonë të flasim dhe të veprojmë për tjetrin kur ai nuk ia del dot vetë. Mos harroni edhe një gjë: Ju do të jeni gjithmonë shumë dhe të pamposhtur, nëse do të jeni bashkë. Nuk ka diktator në botë që mund t’a sundojë një popull, pa ndihmën e popullit. Dhe ata që e ndihmojnë, janë masat indiferente, janë ata që mendojnë se dhimbja dhe padrejtësia ndaj tjetrit, nuk janë puna e ime.“ Me kaq e mbylli pprofesori leksionin e tij të parë. Studentja e „përjashtuar“ u afrua te foltorja e profesorit, duke qeshur dhe duke qarë.

Përktheu Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, pubnlicist

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat