Për shumë vjet me radhë u pagua për vrasje, vjedhje, krim të organizuar dhe shitje të substancave narkotike.
Ani pse shumë i ri në moshë, ai në Australi njihej si personi dominant i keq-bërjes dhe veprave penale.
Bekim Krasniqi nga Prishtina rrëfen për Tribuna Channel periudhën më të rëndë të jetës së tij.
Për pesë vjet me radhë ai ishte përdorues i rregullt i substancave narkotike.
Ndonëse në Australi ishte pa familje, ai ishte në gjendje të bënte gjithçka për të siguruar drogë, kjo e shtynte edhe drejt vrasjeve të shumta.
Pas kryerjes së dënimit ai u soll në vendlindje.
Edhe këtu ishte i vetëm.
E këtë periudhë Krasniqi e përjetoi më së rëndi.
Veprat e njëjta i vazhdoi edhe këtu.
Fqinjët e tij e kishin referuar tek Qendra e Shëndetit Mendor në Prishtinë.
Që nga viti 2004, Krasniqi kishte filluar trajtimin në këtë qendër.
Drejtori i kësaj qendre, Sami Rexhepi tregon për Tribuna Channel, se sa e vështirë ishte të trajtohet një rast i tillë.
E nuk është ky rasti i vetëm.
Rexhepi madje thotë se shpeshherë kanë mungesë të barnave.
Bekim Krasniqi nga Prishtina falënderon këtë qendër, që për herë të dytë e solli në jetë.
Por, ai ka një mesazh për të gjithë të rinjtë.