McGregor e tepron, e quan “peshqir” gruan e Khabib

Sporti

McGregor e tepron, e quan “peshqir” gruan e Khabib

Më: 3 prill 2019 Në ora: 16:23
Dyluftimi i rivaleve

Conor McGregor ka njoftuar për pensionimin e tij, por ai nuk ka hequr dorë së kërkuari për rimeç me Khabib Nurmagomedov

Conor McGregor ditë më parë njoftoi për pensionimin e tij nga sporti luftarak i arteve të përziera marciale.

Mirëpo, britaniku nuk e ka ndërmend të heq dorë lehtë nga ky sport.

Të martën mbrëma, McGregor (21-4 MMA, 9-2 UFC) ka treguar se synon të përballet përsëri me Nurmagomedov (27-0 MMA, 11-0 UFC), ndërkohë që i ka thënë kampionit botëror të UFC të mos frikësohet për t’u përballur përsëri, pasi Nurmagomedov e kishte mposhtur atë në meçin prej katër rundesh vitin e kaluar.

“Mos u frikëso për një rimeç o mi i vogël rrëshqitës. Ti do ta bësh atë që ke thënë gjithmonë se do ta bësh”, ka shkruar McGregor në Twitter.

Pas këtij mesazhi, McGregor nuk është ndalur dhe ka shkuar në çështje personale, duke e komentuar gruan e Nurmagomedov në foton e martesës së rusit.

“Gruaja e jote është një peshqir”, ka shkruar McGregor, i cili më pas e ka fshirë këtë mesazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat