Mehmet, si sportist i madh, fol burrë, prej kujt po frikësohesh! 

Sporti

Mehmet, si sportist i madh, fol burrë, prej kujt po frikësohesh! 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2020 Në ora: 16:18
Mehmet, si sportist i madh, fol burrë, prej kujt po frikësohesh! 

Ju sportistët e mëdhenj, boll keni heshtur! Boll iu kanë grahë disa që nuk e kanë as idenë e sportit. 
Ju emrat e mëdhenj të sportit, boll i keni shti veshët në lesh, është koha të dilni nga leshi e të flisni hapur! 

Burra, këtu është shtet! Kosova ka sport, ka traditë dhe askush nuk mundet për interesat e veta ta varros sportin që u ndërtua me mund dhe u derdh gjak për të dhe sot mos ta ngrisim as zërin se çfarë të bëjmë. 

Sot jemi në fund të muajit gusht, burra nuk e dimë se çfarë po ndodhë me fatin e sportisteve dhe të sportistëve tanë, me sportin në përgjithësi, po e fillojmë apo po e varrosim!  Ju emrat e mëdhenj, nuk keni se çfarë të frikoheni, zgjoheni në këtë kohë dhe kërkoni si të bëjmë zgjidhje, ta shpëtojmë sportin  nga më e keqja.

Mehmet Bogujevci, po të drejtohem si emër i madh, si sportist i merituar, si burrë i fortë, e dij që nuk je patericë e askujt, si ish nënkampion i botës në vitin 1978, fol burrë, si të gjejmë zgjidhje në sport.

Burrë, kërko që të formohet Këshillin Kombëtar për shpëtimin e Sportit! Të takon burrë ta rrahësh tavolinën, se je emër i madh i sportit së bashku me të gjithë emrat tjerë! Sepse, duket se ata që janë të thirrur për këtë punë, kanë punë më të mëdha!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat