Atletico shtang Barcelonën! Bayerni shkon më tutje (Video) - Bota Sot
Atletico shtang Barcelonën! Bayerni shkon më tutje (Video)

Sporti

Atletico shtang Barcelonën! Bayerni shkon më tutje (Video)

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2016 Në ora: 22:43

Atletico Madridi u tregua "macja e zezë" për kampionin në fuqi të Evropës, Barcelonën. Atletico triumfoi me rezultat 2:0 kundër Barcelonës dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions League. Skuadra nga Madridi përmbysi humbjen e saj në takimin e parë në "Camp Nou" me rezultat 2:1, duke e lënë të shtangur ekipin katalunas. Atletico me rezultat të përgjithshëm 3:2 mënjanoi Barcelonën nga gara prestiogjioze.

Barcelona dominoi lojën, por jo edhe të fitojnë që ta vazhdojnë rrugën e saj drejt mbrotjes së titullit të kampionit. Në minutën e 36-të, Antoine Griezmann ngriti në këmbë tërë shikuesit në stadiumin "Vicente Calderon". Një veprim i rrjedhshëm dhe shkollor, Niguez harkoi për bukuri, ndërsa Griezmann nga 10-11 metra me kokë godet aq fuqishëm topin saqë nuk i lë kohë portierit të Barcelonës Ter Stegen që ta shpëtoi portën dhe 1:0. Në minutën e 88-të, Barcelona merr edhe një goditje, kur shkaktohet penallti për Atleticon. Griezmann ishte i pagabueshëm nga penalltia dhe siguroi fitoren e skuadrës së tij me rezultat 2:0.

Bayerni nga Munihu dëshmoi fuqinë edhe në stadiumin "Da Luz" në Lisbonë, duke barazuar me rezultat 2:2 me ekipin nga Portugalia, Benfica. Bayerni kualifikohet falë fitores me rezultat 1:o në "Allianz Arena". Në minutën e 27-të, Eliseu sikur me milimetër pason një top brenda 16-shit bavarez dhe Raul Jimenez gjendet më së miri në mesin e dy mbrojtësve dhe me kokë e mposhti portierin Manuel Neur, 1:0. Kampioni gjerman mobilizohet dhe nuk lejon që të befasohet. Pas 11 minutave (38') i kundërpërgjigjet portugezëve.

Arturo Vidal nga rreth 16-17 metra me një gjuajtje të fuqishme la të shtangur portierin Ederson dhe 1:1. Në pjesën e dytë bavarezët kaluan në epërsi me golin e Thomas Mullerit. Martinez me mjeshtri asistoi deri te Muller i cili nga afërsia tundi portën e vendasve. Benfica barazoi në minutën e 76-të, kur Talisca nga gjuajtje e lirë rreth 17 metra dërgoi goditje mjeshtërore e të fortë, duke lënë të mposhtur portierin Neuer. Atletico, Bayerni, Real Madridi dhe Manchester City kualifikohen në gjysmëfinale.

Atletico-Barcelona 2:0

Stadiumi "Vicente Calderon", Madrid.
Shikues: 54.000.
Gjyqtar: Nicola Rizzoli (Italia).
Shënues: Griezmann (36' e 88'-nga penalltia).
Kartonat e verdhë: Gabi, Godin, Correa, Koke - Suarez, Neymar, Turan.
Atletico: Oblak, Juanfran, Godin, Lucas, Filipe Luis, Gabi, Augusto (Saviq 90+3'), Saul Niguez, Koke, Griezmann (Correa 90') dhe Ferreira-Carrasco (Teye 74').
Barcelona: Ter Stegen, Dani Alves (Roberto 64'), Pique, Mascherano, Jordi Alba, Busquets, Rakitiç (Turan 64'), Iniesta, Messi, Suarez dhe Neymar.

Benfica-Bayerni 2:2

Stadiumi "Da Luz", Lisbonë.
Shikues: 66.000.
Gjyqtar: Björn Kuipers (Holanda).
Shënues: Jimenez (27'), Talisca (77') - Vidal (38'), Muller (52').
Kartonat e verdhë:Carcela, Almeida -Gonzalez-Martinez.
Benfica: Ederson, Almeida, Lindelof, Jardel, Eliseu (Joviq 88'), Fejsa, Renato Sanches, Salvio (Talisca 68'), Carcela-Gonzalez, Pizzi (Guedes 58') dhe Jimenez.
Bayerni: Neuer, Lahm, Javi Martinez, Kimmich, Alaba, Xabi Alonso (Bernat 90'), Douglas Costa, Vidal, Thiago, Ribery (Gotze 90+2') dhe Müller (Lewandowski (84').





Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...