KOK-u kundër Serbisë, federatat në Kosovë heshtin! - Bota Sot
KOK-u kundër Serbisë, federatat në Kosovë heshtin!

Sporti

E hënë, 19 nëntor 2018

KOK-u kundër Serbisë, federatat në Kosovë heshtin!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2018 Në ora: 14:07
Një letër e KOK-ut, e protokolluar me 4 prill të vitit 2018, e nënshkruar nga presidenti i saj, Besim Hasani, drejtuar federatave

Komiteti Olimpik i Kosovës, pret veprimin e Federatave përkatëse sportive në Kosovë, pra që t’i ndalojnë garat ilegale serbe në territorin tonë. KOK-u ka shprehur gatishmërinë para disa javësh që t’i mbështesë të gjitha federatat që marrin hapin për t’i parandaluar aktivitetet ilegale të Serbisë në territorin tonë. 

Një letër e KOK-ut, e protokolluar me 4 prill të vitit 2018, e nënshkruar nga presidenti i saj, Besim Hasani, që iu dërgua të gjitha federatave sportive në Kosovë, për të vepruar konform rregullave kundër garave ilegale serbe,  ka has në veshët të shurdhët. Të paktën deri me tash asnjë federatë nuk iu përgjigj letrës së KOK-ut, kështu thanë para disa ditëve në zyrën e KOK-ut. Federata e Futbollit e Kosovës, Federata e Hendbollit e Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës, Federata e Volejbollit e Kosovës dhe të tjerat duhet të veprojnë dhe është e çuditshme pse po heshtin dhe nuk ndërmarrin masa apo të reagojnë me garat ilegale serbe, ku e kanë edhe përkrahjen dhe mbështetjen e plotë të KOK-ut. Topi tani është te federata! Ndërkaq, ministri i Kulturës dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Gashi, bëri një reagim të ashpër dhe shumë të qëlluar, për t’i ndalë aktivitete ilegale serbe.

“Është e papranueshme që pas aq shumë mundimeve, vuajtjeve e sakrificave për të ndërkombëtarizuar sportin e Kosovës, e veçanërisht futbollin, sot të ketë tendenca që të vihet në pikëpyetje anëtarësimi ynë në UEFA e FIFA, nga pretendimet për të transmetuar në Kosovë Ligën e Kampioneve të UEFA-së, përmes Radio Televizionit të Serbisë”, ka shkruar ministri në një letër dërguar sot mediave. “Kosova është e barabartë në UEFA dhe FIFA dhe për këtë më së shumti jemi borxhli ndaj Legjendës së Sportit tonë, Fadil Vokrrit. Është fyerje edhe ndaj tij dhe gjithë atyre që kanë dhënë e sakrifikuar aq shumë për të përjetuar emocionet si ato që kishim në ndeshjen premierë Kosovë - Ishujt Faroe. Nëse lejohet një hap i tillë, esencialisht mund të kontestojë barazinë tonë me shtetet e tjera në UEFA dhe FIFA.

Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe Serbia nuk mund të ketë kurrë me asnjë kompetencë mbi Kosovën, as për sport e as për asnjë gjë tjetër. Si Ministër i Sportit, pres që të gjitha institucionet përgjegjëse të kryejnë detyrat e tyre për të garantuar pavarësinë e sportit të Kosovës, qoftë në fushat e blerta apo në ekranet tona televizive.

Ashtu siç nuk mundet më Serbia të organizojë ndeshje futbolli në territorin e Kosovës, nuk mundet as të marrë të drejta për transmetime televizive në Kosovë, sepse ndryshe ky do të ishte cenim i integritetit territorial të shtetit tonë, ka reaguar Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test