Menaxheri i sporteve të EUSA-s, Besim Aliti, ligjëroi në modulin e pestë të ASMC 1

Sporti

Menaxheri i sporteve të EUSA-s, Besim Aliti, ligjëroi në modulin e pestë të ASMC 1

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 11:53
Foto pas ligjerimit

Ka përfunduar me sukses edhe moduli i pestë i kursit të avancuar për menaxhimin sportiv, ASMC 1, i mbajtur për tri ditë në Hotel Sirius në Prishtinë.

Në modulin e pestë ligjërues ishte edhe Besim Aliti, menaxher i sporteve në Shoqatën e Sportit Universitar të Evropës (EUSA), i cili ligjëroi për menaxhimin sportiv.Aliti jeton në Ljubljanë të Sllovenisë, ku edhe e ka selinë EUSA, ndërsa shkollimin e lartë e ka kryer në Zagreb. 

Ligjërues të përhershëm të kursit janë edhe: Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në MKRS, MEMOS 19 dhe Elda Gjoka, drejtoreshë kombëtare për organizimin e kurseve bazike për administratorë të sportit, MEMOS 9.

 Të gjithë ligjëruesit janë të certifikuar nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të ligjëruar në kurse të tilla.Kursin po e vijojnë presidentë, sekretarë të përgjithshëm të federatave dhe përfaqësues tjerë të federatave

.ASMC 1 përkrahet financiarisht nga Solidariteti Olimpik i KON-it, derisa do të zgjasë deri në vitin e ardhshëm, por që mbahet në periudha të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat