Gjobë 100 mln euro për Google, 30 mln euro për Amazon

Teknologji

Gjobë 100 mln euro për Google, 30 mln euro për Amazon

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Gjigandi i Google është gjobitur me 100 milion Euro në Francë për shkeljen e rregullave për gjurmuesit e reklamave në internet të njohura si “cookies”. Kjo është gjoba më e madhe e lëshuar ndonjëherë nga autoritet e privatësisë së të dhënave në Francë.

Ndërkohë që një gjobë ka shkuar dhe për gjigandin e shitjeve me pakicë Amazon, pasi tani do detyrohet të paguajë 35 milion Euro për thyerjen e rregullave.

Sipas autoriteteve franceze Google dhe Amazon nuk kishin kërkuar pëlqimin e vizitorëve përpara se “cookies” të ruheshin në kompjuterët e tyre.

Po ashtu raportohet se  Google dhe Amazon gjithashtu dështuan të jepnin argumente të qarta se si do përdoreshin gjurmuesit e tyre të reklamave.

Lidhur me këtë gjobë ka ardhur një reagim dhe nga Google që deklaron se vendimi i marrë kundër tyre nuk është i drejtë, pasi ata nuk kanë shkelur asnjë rregull.

Po ashtu dhe Amazon u shpreh kundër vendim që e detyron të paguajë një gjobë rreth 30 milionë Euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat