Gjigandi kinez i telefonave të mençur do të zgjerojë investimet në Turqi

Teknologji

Gjigandi kinez i telefonave të mençur do të zgjerojë investimet në Turqi

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Prodhuesi kinez i telefonave të mençur Oppa ka njoftuar se do të zgjerojë investimet në Turqi në drejtim për t'u zhvilluar kompania në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Pasi të realizojmë takime pozitive me zyrtarët e Ministrisë së Thesarit dhe Financave dhe Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, shpresojmë të ndajmë me ju më shumë informacione mbi vendimin tonë të investimeve së shpejti", tha Weijian Zhou, shef i gjigandit Oppo në Turqi.

Oppo zyrtarisht hyri në tregun turk vitin e kaluar dhe kompania i jep një rëndësi të veçantë Turqisë pasi shumicën e shitjeve të saj e ka bërë në rajonin evropian deri në Turqi.

E themeluar në vitin 2004 në Dongguang të Kinës, Oppo ka mbi 40 mijë punonjës në të gjithë botën dhe ka arritur në mbi 300 milionë përdorues.

Ndërkohë, ekipi i ri ekonomik i Turqisë është zotuar se do të paraqesë politika miqësore me tregun dhe më transparente, duke kaluar drejt një ekonomie më të ekuilibruar për të siguruar mbrojtjen e tregut të lirë.

Vendi do të bëjë reforma strukturore për të përmirësuar klimën e investimeve për sipërmarrësit vendas dhe ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat