Rrjeti social bllokohet nga gjigantët e internetit

Teknologji

Rrjeti social bllokohet nga gjigantët e internetit

Më: 11 janar 2021 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

CEO i Parler tha se nëse një gjë e tillë ndodh do të mbetemi pa shërbim për thuajse një javë derisa të gjejmë një platformë tjetër.

Parler, një alternativë e platformës së mediave sociale që është frekuentuar kryesisht nga konservatorët, tani është në rrezik të mbylljes ndërsa interneti nga Amazon tek Apple dhe Google i kanë bllokuar shërbimet.

Amazon tha se do të largojë Parler nga shërbimi i saj hosting Amazon Web Services duke e përjashtuar efektivisht nga interneti publik.

Kështu uebsajti dhe aplikacioni i Parler do të bllokohen derisa të gjejë një ofrues tjetër hostimi. Edhe pse përdoruesit mund ta kenë shkarkuar nga App Store dhe Play Store përpara se kompanitë Apple dhe Google ta përjashtonin nga dyqanet e aplikacioneve, përdoruesit përsëri mund të mbeten pa shërbim për shkak të bllokimit nga Amazon.

CEO i Parler tha se nëse një gjë e tillë ndodh do të mbetemi pa shërbim për thuajse një javë derisa të gjejmë një platformë tjetër.

Ai tha se aplikacioni do të mbetet e bllokuar nga Apple dhe Google deri në momentin që kemi për të hequr dorë nga liria e shprehjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat