Miliona përdorues të WhatsApp ndaluan përdorimin sepse kanë frikë se përditësimet e reja do të shkelin privatësinë

Teknologji

Miliona përdorues të WhatsApp ndaluan përdorimin sepse kanë frikë se përditësimet e reja do të shkelin privatësinë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Ata tani po kalojnë në përdorim të Telegram ose Signal, që të mos pajtohen me rregulloren e re të privatësisë.

Miliona përdorues të WhatsApp tani kanë braktisur aplikacionin, sepse ata refuzuan të pajtohen me rregulloren e re e privatësisë që i detyron përdoruesit të ndajnë informacionet edhe me Facebook, shkruan “DailyMail”.

Ky përditësim do të filloj të aplikohet që prej 8 shkurtit, dhe do të vlejë për të gjithë përdoruesit e WhatsApp kudo në botë.

Përdoruesit do të kërkohen të japin konsentin e tyre që Facebook të ketë qasje në informacionet e tyre. Kjo kërkesë do të aplikohet për të gjithë, edhe nëse personi nuk ka një llogari në Facebook.

Kur ky informacion u publikua me 7 janar, Telegram ka pasur 1,7 milionë shkarkime dhe Signal ka pasur 1,2 milionë. Ndërsa WhatsApp që zakonisht dominon, ka pasur vetëm 1,3 milionë.

Gjithashtu edhe instalimet e Whatsapp kanë rënë për 13% që prej lajmërimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat