Samsung lançon EKG e Galaxy Watch në 28 vende Evropiane

Teknologji

Samsung lançon EKG e Galaxy Watch në 28 vende Evropiane

Më: 26 janar 2021 Në ora: 16:35
EKG e Galaxy Watch

Samsung tha ditën e sotme se funksioni për matjen e presionit të gjakut dhe elektro-kardiogramës (EKG) në Galaxy Watch 3 dhe Galaxy watch Active 2 do të jetë i disponueshëm në 31 vende të reja.

Të dy orët inteligjente kanë harduerin e nevojshëm për të ofruar këtë funksionalitet. Ato mund të aksesohen përmes aplikacionit Samsung Health Monitor i cili tashmë është më gjerësisht i disponueshëm.

Aplikacioni mori certifikimin CE në Dhjetor të 2020 për të zgjeruar shërbimin në 28 vende Evropiane. Është një shenjë administrative që konfirmon se produkti përmbush të gjitha kriteret e sigurisë, shëndetit dhe ambientit.

Vendet që do të përfitojnë nga opsioni i ri janë Austria, Belgjika, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Britania e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat