Xiaomi ka ngritur padi ndaj SHBA-së

Teknologji

Xiaomi ka ngritur padi ndaj SHBA-së

Më: 31 janar 2021 Në ora: 13:57
Xiaomi

Prodhuesi kinez i telefonave të mençur, Xiaomi ka bërë të ditur sot se ankesa e tij kundër Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe Departamentit amerikan të Thesarit është bërë për të mbrojtur interesin e kompanisë.

Xiamoi ka ngritur akuzë në Gjykatën e Qarkut në Washington të premten kundër këtyre dy departamenteve amerikane që kishin kërkuar të hiqet prodhuesi kinez i telefonave të mençur nga një listë zyrtare e kompanive, për shkak të siç thuhej, lidhjeve të saj me ushtrinë e Kinës.

Kompania kineze ka bërë të ditur se vendimi i SHBA-së për ta quajtur Xiaomin një “kompani ushtarake komuniste kineze” ishte “faktikisht i gabueshëm” dhe se po ashtu ka kërkuar nga gjykata që ta shpallë këtë vendim si ilegal, shkruan Reuters.

Në fillim të këtij muaji, Departamenti amerikan i Mbrojtjes, nën administrimin e ish-presidentit Donald Trump e kishte futur Xiaomin dhe tetë kompani të tjera në këtë listë, duke kërkuar nga investitorët amerikanë të zhvendosin zotërimet e tyre në këto firma brenda një afati të caktuar.

Mirëpo Xiamoi ka bërë të ditur se 75 për qind e të drejtave të votës në kompani i mbajnë themeluesit e saj Lin Bin dhe Lei Jun, pa ndonjë kontroll nga ndonjë individ apo grup i lidhur me ushtrinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat