Twitteri ia bllokon përfundimisht llogarinë grupit kontrovers në SHBA

Teknologji

Twitteri ia bllokon përfundimisht llogarinë grupit kontrovers në SHBA

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:53
Twitter

Twitteri e ka bllokuar përgjithmonë një llogari që i përkiste Project Veritasit, një grup konservator në Amerikë, i themeluar nga aktivisti kontrovers, James O’Keefe.

Vendimi erdhi pasi një zëdhënës i Twitterit tha se O’Keefe bëri shkelje të përsëritura të politikave të platformës që ndalojnë shpërndarjen ose kërcënimet për shpërndarje të informacionit privat të njerëzve, pa pëlqimin e tyre.

Kompania nuk pranoi të tregonte se cilat “cicërima” specifike mund të kenë shkaktuar bllokimin.

Twitteri gjithashtu ka konfirmuar që llogaria personale e O'Keefe ishte kyçur përkohësisht për shkelje të së njëjtës politikë dhe se O'Keefe do të kërkohej të hiqte përmbajtjen shkelëse para se të rimarrë lejen për të postuar në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat