Lajm i keq për ata që e përdorin këtë “emoji”

Teknologji

Lajm i keq për ata që e përdorin këtë “emoji”

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Në javët e fundit është zhvilluar një diskutim i rreptë në rrjetet sociale për emojin e shumëpërdorur.

Bëhet fjalë për emocionin që paraqet fytyrën duke qeshur me lot. Disa komentues kanë thënë se ai tashmë është jashtë mode dhe duhet larguar nga përdorimi.

“Çfarë nuk është në rregull me emojin që shfaqet duke qeshur?”, ka pyetur një komentues në TikTok, derisa një tjetër i thotë se “është shumë jashtë përdorimi”.

Tutje, në një postim tjetër, një grua thotë se ka ndaluar përdorimin e këtij emoji pasi që është për moshën 15-vjeçare.

“Unë përdor gjithçka, përpos emojit që qesh”, ka shkruar një 21-vjeçar, Waild Mohammed për CNN Business.

“ndalova që përdoruri atë kohë më parë sepse pashë njerëz të moshuar duke përdorur atë, si nëna ime, vëllezërit dhe motrat e mi”, ka shtuar ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat