Sulm kibernetik ndaj Microsoft, SHBA akuzon Kinën

Teknologji

Sulm kibernetik ndaj Microsoft, SHBA akuzon Kinën

Më: 6 mars 2021 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

SHBA po shpreh shqetësim rreth një sulmi në softuerin e Microsoft-it, që kompania e teknologjisë i ka hedhur faj Kinës.

“Ky është një kërcënim aktiv,” tha të premten sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. “Gjithkush që drejton këta serverë – qeveria, sektori privat, akademia – duhet të veprojë tani për t’i rregulluar ato.”

Zonja Psaki u tha gazetarëve se Shtëpia e Bardhë ishte “e shqetësuar se ka një numër të madh të viktimave” dhe tha se dobësitë e gjetura në serverat e Microsoft “mund të kenë ndikime të mëdha”. Është raportuar se dhjetëra mijëra organizata amerikane mund të ndikohen.

Ndërsa, Qendra e Inteligjencës së Kërcënimeve të Microsoft ia atribuoi sulmet një “aktori të sponsorizuar nga shteti” me qendër në Kinë të cilin ata e quajtën Hafnium.

Gjiganti i teknologjisë tha se Hafnium ishte përpjekur të vidhte informacione nga grupe të tilla si studiuesit e sëmundjeve infektive, firmat ligjore, institucionet e arsimit të lartë dhe kontraktorët e mbrojtjes. Microsoft tha se “hakerat” kishin përdorur serverin e tij të postës për të sulmuar objektivat e tyre.

SHBA ka akuzuar prej kohësh Pekinin për spiunazh, por një zëdhënës i qeverisë kineze i tha agjencisë së lajmeve Reuters se vendi nuk ishte prapa sulmit. Pekini ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur akuzat që i janë bërë për sulm kibernetik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat