A po e dëmtojnë shëndetin e njerëzve kufjet Bluetooth?

Teknologji

A po e dëmtojnë shëndetin e njerëzve kufjet Bluetooth?

Më: 10 mars 2021 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Kufjet e Bluetooth-it emetonin 40-100 herë më pak valë EMR pavarësisht sasisë së valëve elektromagnetike që prodhonte telefoni me të cilin ato ishin lidhur, gjë që nuk ndodh me kufjet tradicionale. Studimet e fundit të ‘Institutit Kombëtar të Mjedisit dhe Shkencave Mjekësore ( N.I.E.M.S)‘ në SH.B.A kanë dalë në përfundimin se kufjet që lidhen me […]

Kufjet e Bluetooth-it emetonin 40-100 herë më pak valë EMR pavarësisht sasisë së valëve elektromagnetike që prodhonte telefoni me të cilin ato ishin lidhur, gjë që nuk ndodh me kufjet tradicionale.

Studimet e fundit të ‘Institutit Kombëtar të Mjedisit dhe Shkencave Mjekësore ( N.I.E.M.S)‘ në SH.B.A kanë dalë në përfundimin se kufjet që lidhen me smartfonët nëpërmjet valëve( bluetooth) e rrezikojnë shumë herë më pak shëndetin e përdoruesve të tyre krahasuar me kufjet tradicionale(klasike).

Kjo ka të bëjë me valët elektromagnetike(EMR) që vetë telefonat përçojnë  në mjedis, rrezatimi i të cilave e dëmton shëndetin e njerëzve dhe shkakton probleme të brendshme të cilat prekin trurin dhe organet e tjera jetike. Ato, kanë aftësi të shkaktojnë dëme në afatgjatë edhe në ADN-në brenda qelizave.

Këto valë të padukshme janë të pashmangshme por përgjatë studimit u vu re se kufjet e Bluetooth-it emetonin 40-100 herë më pak valë EMR pavarësisht sasisë së valëve elektromagnetike që prodhonte telefoni me të cilin ato ishin lidhur, gjë që nuk ndodh me kufjet tradicionale.

Ne fund, duhet përmendur që shkencëtarët janë ende në studim të kësaj çështjeje dhe deri  tani evidencat pohojnë atë që shpreh dhe studimi por gjithsesi  sa më pak të përdoren pajisjet me rrezatime të këtij lloji, aq më të sigurt do të jemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat