A mund të ua prishin mikrofonin e telefonit kufjet?

Teknologji

A mund të ua prishin mikrofonin e telefonit kufjet?

Më: 15 mars 2021 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Mund të ketë ngjarë, mirëpo me shumë gjasë është rastësi.

Nuk është e rrallë që pasi të përdorni frekuentisht kufjet të iu ketë ngjarë të keni probleme me mikrofonin e telefonit.

Mirëpo, kjo në fakt nuk është shkaktari. Asgjë nga sinjalet që pranojnë kufjet prej telefonit nuk mund të ndikoj në dëmtimin e harduerit të telefonit.

Edhe po të ishte duke shkaktuar probleme, do të ishte diçka që përfshinë spikerin e jo mikrofonin.

Mirëpo nëse përdorni kufje që mund të kenë hyrës më të madh sesa që i përshtatet telefonit, ajo mund të krijoj komplikime në zërim.

Gjithashtu nëse nuk e fusni mirë hyrësin e kufjeve në telefon, mund të përjetoni vështirësi në dëgjim ose mikrofon, por vetëm gjatë kohës që ato janë të lidhura keq.

Por sa i përket dëmtimeve afatgjata, edhe pse shumë njerëz përballen me këtë, me shumë gjasë është vetëm një koincidencë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat